Bora Zemani ka reaguar për herë të parë pas lakimit të emrit të saj për të moderuar spekaklin “Big Brother Vip”.
Pyetur nga gazetarët, moderatorja preferoi të mos japë detaje duke mos konfirmuar asgjë ama i hodhi ‘benzinë’ zjarrit falë pyetjes që ajo i ktheu gazetarit.
“Do fillojnë tani që të zbulohen të gjitha detajet avash avash. Do më shkonte? Si mendon ti? Dua të di mendimin e të tjerëve”, deklaroi ajo.
Sipas burimeve, Big Brother Vip Albania 3 pritet të fillojë në muajin janar. I sigurtë është informacioni që Arbana Osmani nuk do të jetë në drejtimin e këtij edicioni të tretë.