Gjykata e Beratit ka dënuar me 15 vjet burg Belul Kokollarin, shtetasin nga Kosova, pas shpalljes fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur.
Ngjarja ka ndodhur nëntorin e vitit 2021 në Prizren, ku i mituri kishte shkuar me pushime.
Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, disa ditë pas ngjarjes, kur ata u kthyen në qytetin e tyre dhe i biri i rrëfeu se ç’kishte ndodhur.
Vetë Kokallari nuk ka pranuar akuzën, duke ngritur pretendimin se e motra po bënte lojë për t’i marrë pasurinë. Por nga verifikimet e mjekësisë ligjore, ka rezultuar se djali i vogël është abuzuar seksualisht.