- Sa më larg ekspozimit në diell, përveçse në orët e para të mëngjesi, kur rrezet e diellit ju bëjnë mirë ty dhe bebushit.
- Përdorni mbrojtje totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyre, sepse nëse shfaqen s’kanë ndërmend të ikin më.
- Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.
- Kujdes me aperitivët. E dimë që ju ka marrë malli dhe plazhi nuk shijon pa to, por kujtoni bebushin. S’ka dalë ende!
- Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit, për shkak se rrezikoni hepatitin.
- Bëni shume not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut tek këmbët.
- Hani vakte të pakta e të shpeshta, të pasura me perime dhe fruta, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.
- Në rast se keni dhimbje koke, largohuni menjëherë nga çadra dhe qëndroni në një vend me hije dhe ajër të pastër.
- Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla, si ngritja nga shezlongu.
- Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa një peshqir, që duhet të jetë në mënyrë rigoroze personal, për të evituar çfarëdolloj infeksioni të panevojshëm gjatë shtatzënisë. /panoramaplus
Shkruani një koment