Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e pagesës për rrjetin satelitor Starlink në Ukrainë nga fondi që u përdor për furnizimin me armë dhe pajisje për ushtrinë ukrainase.
Siç raporton Politico, duke cituar dy zyrtarë amerikanë pjesëmarrës në diskutimin e kësaj çështjeje.
Bëhet fjalë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, përmes së cilës financohen kontratat me firmat amerikane për furnizimin me armë dhe pajisje, të cilat do të dorëzohen në afat të gjatë.
Më herët u bë e ditur se kompania SpaceX e Elon Musk i kërkoi Pentagonit të merrte përsipër financimin e komplekseve të komunikimit satelitor Starlink në Ukrainë, nga të cilat varet shumë komunikimi i ushtrisë ukrainase në zonën e luftimit.
Musk më vonë konfirmoi këtë informacion, duke vënë në dukje se SpaceX nuk mund të paguajë pafundësisht për sistemin tashmë ekzistues dhe disa mijëra terminale të tjerë, për të cilët sasia e përdorimit të të dhënave është pothuajse njëqind herë më e madhe se sasia e një familjeje tipike.
Në atë kohë, Pentagoni konfirmoi se ata po diskutonin financimin e Starlink në Ukrainë pas apelit të Musk.