Shtatë kandidatë në një fushë mini-futbolli të përshtatur për ekipe me gjashtë persona.
Kështu kishte zgjedhur Partia Demokratike të prezantonte shkurtimisht por zyrtarisht elektoratin e saj me kandidatët e primareve demokrate në kryeqytet.
Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda do të kandidojnë për primaret në Tiranë.
Ata shpalosën para demokratëve të Njësisë 1 dhe 2 disa ide themeltare të fushatës paraprake për të shkuar drejt përballjes me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
E përbashkëta e tyre ishte dakordësimi “pas humbjes brenda llojit” drejt qëllimit kryesor, ai i fitores së një mandati që do të peshonte shumë në ekulibrat politikë të vendit.