Gjykata e Apelit vendos të pushojë gjykimin e ankimit nga ana e grupit të Alibeaj. Përmes avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa PD kërkon në Gjykatën e Apelit tërheqjen nga ankimi i bërë kundër vendimit të Shkallës së Parë për të mos regjistruar në një vendim të vetëm ndryshimet statututore të kuvendit të korrikut dhe të dhjetorit.
Avokati Sefa tha se do heqin dorë për të bërë të mundur zgjidhjen e çështjes tjetër ankimore, lidhur me vendimin e 25 marsit.
“Duke qenë që statuti i korrikut është regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Mendojmë se duke qenë të lidhura çështjet, tërheqja do t’i hapte rrugë gjykimit”, tha Sefa.