Heidi Baci, shqiptarja e cila u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali “Grande Fratello”, ka lënë në gjysmë garën. Konkurrentja shqiptare vendosi të largohet nga shtëpia pas një bisede që zhvilloi me të atin.
Ky i fundit ishte shprehur kundër afrimitetit të saj me një nga konkurrentët e “Grande Fratello”.
“Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.
Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di”, ka vijuar babai i shqiptares.
Pas këtij momenti, Heidi i ka komunikuar produksionit vendimin e saj për t’u larguar nga shtëpia.