Për rreth 1 orë pati debate të ashpra në Kuvend për minutat që i ishin caktuar deputetëve të Rithemelimit për të diskutuar lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Rithemelimi kërkoi kohë të palimituar ndërsa mazhoranca kishte vendosur fillimisht 6 orë.
Kërkesa për debat me kohë të pakufizuar u refuzua dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili duket se e ka kthyer në skenar të zakonshëm bllokimin e Foltores, zgjodhi të dalë LIVE në Facebook. Ashtu sikurse herën e fundit, Berisha pretendon se po i marrin kohën deputetëve të Rithemelimit dhe se kryetarja e Kuvendit po ndan deputetët në kategorinë 1 dhe 2.
Por pas tensioneve dhe zaptimit të Foltores nga Berisha dhe besnikët e Rithemelimit, mazhoranca vendosi që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që miratoi kërkesës për debat me kohë të palimituar.