Ish-krerët e UÇK-së, pas rreth dy vitesh në paraburgim dalin sot para Gjykatës në Hagë për të nisur procesin gjyqësore. Gjatë muajit prill parashikohet të zhvillohen 4 seanca ndërsa para Gjykatës së Hagës pritet të zhvillohet edhe një protestë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Seancat pritet të fillojnë në orën 09:00 ditën e sotme. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë kryer krime lufte gjatë kohës që kanë qenë drejtues të UÇK-së nga vitet 1998- 1999.
Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më datë 11 prill 2023. Dje në Prishtinë qytetarët protestuan duke kërkuar drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së duke i dhënë mesazh të qartë Hagës se ata për qytetarët e tyre janë çlirimtarë.