Partia në pushtet e Kroacisë Bashkimi Demokratik kroat fitoi zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, por nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë. Në ditët në vijim priten bisedime të vështira me partitë e tjera për formimin e qeverisë.
Sipas rezultateve paraprake nga 94.4% e qendrave të votimit të numëruara partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende. Partia e opozitës, e cila është e afërt me Presidentin Zoran Milanoviç, doli e dyta me 41 vende dhe 26,1% të votave të marra.
Pjesëmarrja e votuesve iu afrua një niveli rekord, pasi pjesëmarrja ishte 61.83%. Zgjedhjet parlamentare u konsideruan si një test për popullaritetin për kryeministrin Andrej Plenkoviç dhe partinë e tij, e cila ka dominuar politikën që nga pavarësia e Kroacisë. Rezultatet mund të ndikojnë edhe në politika të mëdha, duke përfshirë mënyrën se si qeveria kroate e sheh konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Plenkoviç mbështet Ukrainën, por opozita jo.
Partia e Plenkovic kishte shpresuar për një mbështetje më të madhe nga qytetarët për shkak edhe të anëtarësimit së Kroacisë në BE gjatë kohës së qeverisjes së kësaj partie, futjen e euros dhe suksesin në fushën e turizmit. Por shumë janë lodhur nga skandalet e shumta të kësaj partie por edhe situatës ekonomike në vend pasi Kroacia mbetet një nga më të varfrat në BE.