DASHI
Në dashuri duhet t’i qëndroni larg komplikimeve, sepse në horizont shfaqen grindje dhe debate, por edhe mundësi të reja për t’ia dalë mbanë. Disa mund të mendojnë se keni bërë një lëvizje të gabuar në punë, megjithatë ju gjithmonë mund ta rregulloni atë. Gjëja kryesore është të pranoni gabimet tuaja.
DEMI
I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 tetor 2022), fillon një periudhë e shkëlqyer për marrëdhënie, prandaj përfitoni prej saj. Kushtojini kohën që meriton puna, sepse jo gjithmonë gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur. Mendohuni pak më thellë.
BINJAKËT
Përpiquni të qëndroni të qetë. Çlirojeni zemrën tuaj nga problemet, dhe mos u shqetësoni. Fusha juaj është e lirë. Në punë distancohuni nga ata, që nuk ju kuptojnë. Me pak fjalë, shkoni drejt në rrugën tuaj. Dhe harrojini ata që nuk të vlerësojnë ashtu siç duhet.
GAFORRJA
Mendoni se dikush po kërkon të përfitojë ç’të mundet prej jush, por nuk keni humbur gjithçka. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës së sotme dhe së dielës. Ndoshta mund të jetë një mundësi e mirë për të realizuar projekte të reja. Besoni më shumë në cilësitë tuaja.
LUANI
I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 tetor 2022), ata që janë beqarë prej disa kohësh mund t’i përkushtohen dashurisë, pasi mund të ketë ardhur koha. Një periudhë rishikimi në jetën profesionale. Ndoshta jeni lodhur nga rutina e zakonshme dhe dëshironi disa lajme të reja. Filloni të shikoni përreth.
VIRGJËRESHA
Këtë fundjavë ka shumë dyshime që ai mezi pret t’jua heqë. Mundohuni të mos jeni të zemëruar, nëse diçka nuk është në rregull me ju. Ka akuza pa asnjë bazë që kërkon t’ju shkatërrojë marrëdhëniet tuaja në dashuri. Do të zemëroheni me ndonjë koleg që nuk po ju jep përgjigjet që prisnit.
PESHORJA
E dashur Peshore, nëse keni përjetuar një krizë në dashuri, mund të filloni sërish nga e para për të arritur një nivel më të shkëlqyer. Momenti është shumë i favorshëm. Mundohuni të mos ushqeni diskutime dhe shqetësime të panevojshme. Ka ngadalësime në punë. Jo çdo gjë po shkon sipas planit, përkundrazi. Por mos u dorëzo.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 tetor 2022), mund të rikuperoni një ndjenjë të rëndësishme. Disa pasiguri të vogla në punë mund të zgjidhen së shpejti. Mund të arrini gjëra të mëdha dhe të kuptoni se në cilën rrugë po shkoni. Me pak fjalë, përveshni mëngët.
SHIGJETARI
Mund të bëni gjëra të mëdha. Në dashuri mund të lindë një lidhje e rëndësishme me shenjën e Ujorit. Mund të ketë po ashtu shanse të mëdha për sukses, në fund të muajit. Bëni një kërkesë deri në fund të muajit nëse keni ndërmend të merrni një përgjigje në punë. Vërtet mund të shkoni larg.
BRICJAPI
I dashur Bricjap, me Hënën e favorshme, mund të hapen mundësi të mëdha drejt suksesit. Në dashuri mund të flisni për gjëra të mëdha. Është e mundur që kohët e fundit të keni marrë një konfirmim ose që roli juaj të jetë bërë i rëndësishëm. Duhet të dëshmosh se e meriton.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 tetor 2022), këtë fundjavë mund të lindin ndjenja të bukura dhe të çmuara. Në punë jeni në kërkim të shtysave dhe mundësive të reja. Mos u dekurajoni nëse diçka nuk shkon sipas planit, mund të largoni shumë kënaqësi.
PESHQIT
Mund të jetë koha e duhur për ta marrë veten seriozisht dhe për të përjetuar emocione të forta. Gjeni stabilitet dhe dëshirë për të punuar. Edhe në dashuri gjërat më në fund po shkojnë mirë dhe keni një shtysë të re, siç nuk ju ka ndodhur prej disa kohësh. Përfitoni prej saj.