Barazim dhe spektakël në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë të madhe të sezonit mes Chelsea dhe Liverpool, që përfundoi me rezultatin 1-1. Që në nisje, sfida ishte mjaft intensive.
“Të kuqtë” u treguan të rrezikshëm falë potencialit të jashtëzakonshëm në ofensivë, por rrezikuan në kundërsulmet e organizuara të “bluve”. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi nga Salah në minutën e 11-të.
Miqtë gjetën golin 7 minuta më pas falë Luis Diaz. Pasi Salah iu anulua një gol nga sistemi VAR, Disasi barazoi rezultatin në të 37’. Në përfundim të sfidës, tekniku i bluve Mauricio Poçetino tha se sapo kishte nisur diçka speciale në ekipin e tij.
‘Nuk mendoj se ky ishte një rezultat I drejtë. Mendoj se meritonim pak më shumë. Ndihemi të kënaqur, e njëkohësisht të zhgënjyer sepse donim të fitonim edhe e meritonim fitoren. Por ky është vetëm fillimi’, tha trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino.
Kurse tekniku i të kuqve, Jurgen Klop tha se nisja ishte mjaft e mirë, por në vazhdim skuadra e tij i dha mundësinë rivalëve që të riktheheshin në lojë.
Sfida tjetër e Premier League midis Brendfordit dhe Totenhemit përfundoi në barazim 2-2