Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”. Këto komente Papa i bëri gjatë një seance në Vatikan. Pornografia, tha ai, ishte “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… edhe priftërinjtë dhe murgeshat”.
“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.
Papa tha se mediat sociale duhet të përdoren nga priftërinjtë dhe murgeshat, por ato nuk duhet të humbin shumë kohë.