Negociatat mes Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe Julian Nagelsmann në lidhje me vendin tashmë vakant si trajner i Gjermanisë, duket se kanë hasur në një pengesë.
DFB i ka ofruar Nagelsmann një pagë prej 4 milionë euro në vit, por ish-trajneri i Bayernit po kërkon 7 milionë euro. Kjo është rroga që ai merr aktualisht nga Bayern Munich, të cilët e kanë ende 36-vjeçarin në listën e pagave pasi e shkarkuan atë nga posti i trajnerit në mars.
Kampi i Nagelsmann-it ka shqyrtuar mundësinë që Bayern të plotësojë diferencën mes 4 milionë eurove të ofruara nga DFB dhe 7 milionë eurove të kërkuara nga trajneri, por kampionët gjermanë e kanë mbyllur si opsion.