Një gropë prej 300 metra u krijua në një ullishte në zonën Hataj pas goditjes së tërmetit vdekjeprurës Turqia.
Hendeku i thepisur dhe ranor që u formua ngjan me një kanion dhe çara arrin një thellësi prej 40 metrash. Krijimi i saj është një tjetër demonstrim i fuqisë shkatërruese të tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që vrau dhjetëra mijëra njerëz në Siri dhe Turqi dhe shkatërroi lagje të tëra.
Disa qytetarë thanë se dëgjuan një shpërthim të madh gjatë tërmetit dhe panë një dritë jeshile në zonë.
Irfan Aksu, i cili jeton në zonë, tha se kur filloi tërmeti u krijua “një tingull i pabesueshëm”.
“Ishte si një fushëbetejë kur u zgjuam,” tha ai.