Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi pajisi me dokumente false një vajzë 29-vjeçare për ta trafikuar në Gjermani dhe Belgjikë ku do ta shfrytëzonte për prostitucion.
Në pranga ka rënë Françesko Sulejmani nga Fieri, ndërsa është proceduar penalisht edhe vajza 29-vjeçare nga Fieri.
Policia njofton se ka sekuestruar mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.