Gjykata e Prishtinës ka vendosur masën arrest me burg për Naim Murselin që urdhëroi vrasjen e gruas së tij Liridonës. Gjithashtu në burg janë lënë edhe dy personat që kryen krimin Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Sipas vendimit të gjykatës Naim Murseli ka paguar me 30 mijë euro Granit Plavën si dhe i ka siguruar armën e krimit. Sipas planit që kishin hartuar ata kanë inskenuar grabitjen dhe më datë 29 nëntor, rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, Granit Plava ka vrarë Liridona Murselin, duke e qëlluar me një plumb në qafë.
Gjatë zhvillimit të seancës para gjykatës është zhvilluar një protestë nga disa aktiviste për të drejtat e grave.