Numri 1 i klubit milanez, Mike Maignan mori një karton të kuq gjatë përplasjes në San Siro për një faull ndaj Caleb Ekuban në kohën e pushimit, pasi klubi kishte përdorur të gjitha zëvendësimet e tij.
Giroud hyri në portë duke rrëmbyer dorezat e Maignan për të ndalur George Puscas i cili u turr drejt portës për të shënuar.
Kaq mjaftoi që klubi ta vendosë Giroud në listën e portierëve në faqen zyrtare dhe duke nxjerrë në shitje edhe fanellën me numrin 9.