Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6-mujor i hetimeve nën masën arrest me burg. Duke qenë se ai akuzohet vetëm armëmbajtje pa leje, dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
Pas shoqërimit në policinë e Krujës herën e parë, Bami mohoi akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin ku u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendoi se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët.