Dita e sotme, 19 shtator pritet që të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë qarqet. Sipas meteorologëve nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të Shqipërisë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 19-30 °C, në vendet e ulëta 18-32 °C dhe në vendet malore 13-27 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.