Është zbardhur vrasja e 32-vjeçares Luljeta Preza e cila ishte punonjëse seksi në qytetin e Durrësit. Policia ka arrestuar Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin si autorë të dyshuar të ngjarjes si dhe ka vënë nën hetim B.S., 28 vjeçe, M.M., 26 vjeçe dhe një 15-vjeçare. Të proceduarat akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në polici. Burime bëjnë me dije se viktima, të arrestuarit dhe të proceduarat penalisht po konsumonin lëndë narkotike pak para se të ndodhte vrasja.
Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari siguronin lëndën narkotike dhe ua shisnin të rejave të cilat prostituonin poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Viktima Luljeta Preza pasi ka konsumuar lëndën narkotike nuk ka pranuar ta paguaj ndaj edhe Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari e kanë qëlluar për vdekje me thikë.
Raportohet se viktima ishte nënë e një fëmije të mitur.