Nëse keni një llogari në TikTok me siguri e njihni dyshen e këndshme vjehrrë-nuse Shegushe Zeqiraj- Ekaterina Dubenik. Ato u bënë të njohura falë videove gazmore që poston gazetari shqiptar në mediat sociale, përkatësisht me nënën dhe partneren e tij.
Tani thuhet se ato do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Sipas “Iconstyle” dyshja i ka thënë “Po” ftesës së formatit, teksa ende nuk ka konfirmime. Po e njëjta media shkruan se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita do jenë pjesë e formatit.
Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP” nis në janar.