“Pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës sime janë fryrë prej disa ditësh”.
Me këto fjalë Ermal Meta shpjegoi për fansat e tij problemin shëndetësor me të cilin është përballur këto kohë. Një problem i një natyre të panjohur: pikërisht për të gjurmuar shkaqet dhe për të filluar kështu një cikël specifik trajtimesh, ai njoftoi anulimin e dy koncerteve, në Peschici dhe Giffoni (26 dhe 27 korrik).
Së fundmi artisti me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediat italiane në lidhje me këtë çështje dhe jo vetëm. Në një intervistë për Oggi, ai u shpreh se i erdhi keq për vendimin që mori por ishte i nevojshëm.
“Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese,”-tha Ermali.
Nuk ishin vetëm problemet shëndetësore tema e kësaj interviste. Këngëtari u ndal gjithashtu në kohën kur jetonte në Shqipëri , e cila përkon me regjimin komunist.
“Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej.
Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme,”-u shpreh Meta.
Në fund , Ermal Meta tregoi edhe për largimin drejt Italisë dhe përballjen me paragjykimet.
“Ndjeva se duhej të provoja se nuk isha si shqiptarët e portretizuar në gazeta. Ndihesha si një mysafir që nuk duhej të bënte zhurmë. Më shqetësoi dhe më pas me muzikën bëra sa më shumë zhurmë,”-përfundoi Ermali.