Preshi është gjerësisht i përdorur nëpër supa dhe sallata. Preshi ka pak kalori, është i pasur me fibra, burim antioksidantësh, burim i vitaminave K dhe B9 si dhe një burim i mirë i mineraleve.
Preshi është po ashtu i pasur me ujë dhe kalium dhe me pak natrium, ndaj luan një rol diuretik. Ai përmban komponime squfuri dhe antioksidantë flavonoide që e lejojnë atë të parandalojë disa lloje kanceri.
Përbërjet e squfurit tek preshi shndërrohen në alicinë nëpërmjet një reaksioni enzimatik kur kërcelli i preshit shtypet ose pritet. Studimet laboratorike tregojnë se alicina kontribuon në reduktimin e formimit të kolesterolit. Përveç kësaj, është zbuluar gjithashtu se ka aktivitet antibakterial, antiviral dhe antifungal.
Po ashtu, përdorimi i preshit zvogëlon ngurtësimin e enëve të gjakut, duke ndihmuar në uljen e presionit të përgjithshëm të gjakut.