Nena e gjelbër është një barishte e egër mjaft popullore në Shqipëri, që rritet veçanërisht në jug të vendit.
Në shumë zona të Shqipërisë, nena e gjelbër (Amaranthus retroflexus) përdoret për sallata të ndryshme.
Ajo përbëhet nga gjethe, rrënjë dhe fara të ngrënshme dhe plot vlera.
Në artikullin e mëposhtëm do të njiheni me varietetin shqiptar të nenës së egër që rritet në zonat e ngrohta gjatë gjithë vitit dhe që përmban fara të cilat mund të durojnë edhe klimën më të ftohtë të mundshme.
Përdorimet
Siç e përmendëm edhe më lart, nena e egër ka rrënjë, gjethe dhe fara të ngrënshme. Përgatitja e tyre varion në bazë të preferencave.
Rrënjët mund të gatuhen si perimet, pra të ziehen apo të piqen. Gjethet mund të konsumohen të freskëta, të gatuhen, të thahen apo të përdoren në supë, pjekje dhe sallata.
Shija e tyre është shumë e mirë, madje shumë konsumatorë e preferojnë nenën e gjelbër më shumë se spinaqi. Farat janë të vogla por të ngrënshme dhe të shijshme.
Vlerat shëndetësore
Vlerat e nenës së egër janë të shumta. Ajo krahasohet me drithin, ndonëse nuk është një drith i mirëfilltë.
Një nga përfitimet më me vlerë që vjen nga nena e egër është se ajo nuk përmban gluten, është e pasur me proteina dhe përmban amino acidin lysine.
Gjethet janë shumë ushqyese dhe përmbajnë vitamina e minerale përfshirë vitaminën B, Manganin, Vitaminën C e të tjerë.
Antioksidantët
Shumë njerëz i kushtojnë vëmendje nenës së egër për shkak të përmbajtjes së proteinave.
Studime të shumta kanë nxjerrë në pah se nena e egër arrin të luftojë inflamacionin në organizëm dhe parandalon aktivitetin e dëmshëm të radikaleve të lira.
Molekulat luftëtare të nenës së egër e bëjnë atë dobishme ndaj sëmundjeve si artriti apo çrregullimeve që shkaktohen nga inflamacioni.
Shëndeti kardiovaskular
Fibra dietike që përmban nena e egër ndihmon në ekuilibrin e kolesterolit në organizëm duke eliminuar atë të keqin, që dëmton kaq shumë sistemin kardiovaskular.
Për më tepër, nena e egër përmban sasi të mëdha të vitaminës K, e cila ka reputacion në garantimin e shëndetit.
Së fundmi, përmbajtja e kaliumit tek nena e egër ul tensionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke ulur presionin ndaj sistemit kardiovaskular.
Paralajmërim
Nena e egër përmban acid oksalik që mund të shkaktojë probleme siç janë gurët në veshka.
Nena e egër duhet të rritet pa fertilizues, sepse në të kundërt përmbajtja e lartë e nitratit mund të shkaktojë disa probleme të rënda shëndetësore.
Konkluzion
Nena e egër është një ushqim që i është gjendur pranë njerëzimit që në lashtësi. Ajo po rimerr famën e munguar në Shqipëri dhe në vende të tjera të botës.
Nena e egër rritet lehtë dhe është shumë e shëndetshme. Atë mund ta njihni nga kërcenjtë me bazë të kuqërremtë, farat dhe lulet unike.