Një tjetër zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar në SPAK. Bëhet fjalë për shefen e Epidemiologjisë, Silva Bino. Ajo ka qëndruar përgjatë 1 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga organi i akuzës.
Megjithatë, në përfundim, ajo preferoi që të mos jepte përgjigje për mediat.
“Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo”- tha Bino dhe u largua.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është përfshirë Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro, apo për një çështje tjetër. Një ditë më parë u la në burg Joana Duro, e cila mori 330 mijë lekë në mënyrë që të ndërhynte te një tender me fitues të përcaktuar.