Një sulm tjetër me armë ka ndodhur në Kaliforni në orën 16:40 me orën lokale të SHBA-së (mesnatë në Shqipëri) ku kanë ndërruar jetë 7 persona dhe është plagosur 1 tjetër. Ky i fundit, sipas mediave vendase ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas ekspertëve amerikane, sulmi ka ndodhur në 2 vende të ndryshme mirëpo autori është i njëjti person. Sulmet ndodhën në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon, rreth 50 km në jug të San Franciskos. Vrasësi është identifikuar si Zhao Chunli 67 vjeç i cili ishte një banor i zonës. Menjëherë pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia.
Trupat e katër viktimave u gjetën afër një ferme kërpudhash ndërsa 3 të tjerët në një biznes i cili ndodhej pranë fermës. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shkroi në Twitter:
“Këtë herë në Gjirin e Half Moon. Tragjedi mbi tragjedi.”
Vrasja e 7 personave vjen një ditë pasi një sulm tjetër ndodhi në Kaliforni ku një person i armatosur u mori jetën 11 personave të cilët po festonin në një klub nate.