Persona të panjohur hodhën një koktej molotov në ambasadën iraniane në Greqi në periferi të Athinës, Psychiko.
Kështu shkruan Ekathimerini.
Sipas policisë greke, rreth orës 01:00, dy persona me kapuç me motor kaluan pranë ambasadës dhe hodhën një koktej molotovi në drejtim të ambasadës.
Kokteji i Molotovit ka shpërthyer pranë murit të jashtëm të ambasadës pa shkaktuar dëme serioze.
Rreth 200 njerëz u mblodhën në sheshin kryesor Sintagma të Athinës të shtunën pasdite për të denoncuar shtypjen e Iranit ndaj demonstruesve që dolën në rrugët e qytetit pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare iraniane në paraburgimin e policisë në Teheran.