Presidenti Bajram Bagaj ka zyrtarizuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Hyseni u propozua për këtë post nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas kreut të qeverisë ky propozim vjen “me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.
Hyseni ka qenë zëvendës drejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Para dy vitesh, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës që institucioni mblodhi dhe shpërndau informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti.
Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.