Ka nisur takimi mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel. Kjo u bë e ditur nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një shkrim në Twitter, Lajçak ka thënë se pret të arrihet një zgjidhe përfundimtare për t’i ulur tensionet në terren mes dyja shteteve.
Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Lajçak.
“Bisedimet po vazhdojnë”, shtoi ai.