Ka nisur ditën e sotme sesioni i 5-të i legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë. Që në ditën e parë të nisjes së punimeve të Kuvendit, nuk kanë munguar debatet e forta mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetët ë Partisë Demokratike.
Shkak është bërë shkresa e PD-së që lexoi Nikolla ku njoftohej se kreu i PD është Lulzim Basha. “Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.
Kjo solli reagimin e Gazment Bardhit, i cili iu kthyer ashpër Nikollës duke thënë se ta harrojnë se kreun e grupit të PD do e zgjedhë Rama dhe Veliaj.
‘Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë’, u shpreh Bardhi.
Ndërkohë në anë tjetër, është njoftuar se Bledi Çuçi është konfirmuar si kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.