Sot vazhdon prpcesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është parashikuar të nisë nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në orën 16:30.
Haga ka akuzuar Thaçin bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin si fajtorë për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë.
Rama bëri një thirrje një vit më parë në Strasburg për t’u hartuar një tjetër raport lidhur me akuzat e paprovuara sipas tij ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në raportin e Dick Marty-t.
Rama u tha parlamentarëve evropianë se këto akuza u sponsorizuan nga Rusia. Në muajin gusht të vitit 2022, Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën e vitit 2011 që të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës së Kosovës.
Bazuar mbi këtë raport, Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij vijojnë që të jenë në paraburgimin e Hagës që nga data 5 Nëntor e vitit 2020.