Qenushja me emrin Eclipse, e cila udhëtonte çdo ditë me tren me pronarin e saj, ka ngordhur ditën e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur Jeff Young i cili kishte 10 vite që kujdesej për të. Qenushja u bë e famshme në të gjithë botën, pasi shpesh herë, ajo merrte autobusin edhe pa pronarin e saj dhe udhëtonte drejt parkut të qenve.
Udhëtimi i saj i parë vetëm ndodhi pasi Jeff Young ndaloi për të pirë një cigare dhe nuk mundi të mbaronte në kohë për të hipur në autobus.
Eclipse, duke ditur saktësisht se çfarë po bënte, hipi vetëm në autobus. Young kapi autobusin tjetrin dhe të dy u ribashkuan katër ndalesa më vonë në parkun e qenve. Që atë ditë, tradita nuk u ndal më kurrë.
Për Young, pavarësia e Eclipse nuk ishte aspak befasuese.
“Ajo ka qenë këtu në Seattle dy vitet e fundit, kështu që ajo është urbanizuar plotësisht. Ajo është një qenushe që ecën me autobus dhe në trotuar”-tha Young.
Kur prezantuesi i radios lokale, Miles Montgomery pa qenushen Eclipse duke kërkuar një ndenjëse në dritare për të ikur tek parku i qenve, nuk mund ta besonte.
“Thjesht shikoj nga dritarja dhe them: A ndodhi kjo?”, tha Montgomery për KOMO.