SPAK ka urdhëruar arrestimin e disa personave, urdhër-arreste të cilat janë lëshuar 2 ditë më parë por janë ekzekutuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë shtetasi Akil Nerjaku dhe katër persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë lidhje me disa ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi. Arrestimet janë bërë në qytetin e Durrësit.
Shtetasi Akil Nerjaku nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi ai u vendos në vëmendje të ngjarjeve kriminale vitin e kaluar ku më datë 13 shtator 2022 atij ju bë një atentat me snajper në qytetin e Durrësit i cili dështoi.
Burime bëjnë me dije se arrestimet kanë ardhur si pasojë e një rrëfimi që ka bërë një bashkëpunëtor i drejtësisë në lidhje me disa ngjarje kriminale.