Një 38-vjeçar shqiptar ishte “delivery” i preferuar i përdoruesve të drogës në zonën e Kalitheas dhe kishte si bashkëpunëtor një bashkatdhetar 30-vjeçar.
Biznesi po shkonte mirë e më mirë për dy shqiptarët pasi kutia e produkteve të kompanisë dilivery i siguronte atij “mbrojtje” nga çdo kontroll policor.
Por informacionet që mbërritën pak kohë më parë në Prokurorinë e Narkotikëve flisnin për trafikim të sasive të mëdha dhe kështu “korrieri” shqiptar u vu nën vëzhgim deri në mëngjesin e djeshëm kur u arrestua.
Sipas policisë, 38-vjeçari, në një ambient ndihmës të shtëpisë së tij, ka poseduar me qëllim shitjen e menjëhershme te të tretët, 10 pako me kokainë dhe 2 pako me kanabis të papërpunuar. Atij gjithashtu iu gjetën 3 pako me kokainë brenda shtëpisë së tij në Kalithea.
38-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme që lidhem me trafikun e narkotikëve.
Në total nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar:
1936,5 gram kokainë
1880 gram kanabis i papërpunuar
shuma monetare prej 44 334.4 euro
3 peshore elektronike
makinë
motoçikleta
2 celularë
kutia e kompanisë “delivery”.