Postimet e fundit në Instagram, Ajola Xoxa ja ka dedikuar dy prej njerëzve më të rëndësishëm të saj:gjyshit dhe gjyshes. Kjo e fundit, feston përvjetorin e 88-të dhe Ajola nuk u kursye të ndante me ndjekësit copëza nga jeta e veçantë e gjyshes dhe historia e rrallë e dashurisë që pati fatin të përjetonte.
“Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, është 25-vjeç. Sot ajo mbush 88-vjeç. Më e vogla e 8 fëmijëve. 16-vjeç u largua për në moskë, për të studiuar pranë Shkollës së Baletit të Bolshoi Teater, e në këtë udhëtim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollën e Baletit e më vonë, ishin drejtuesit e parë të baletit në themelimin e Teatrit të parë të Operas dhe Baletit në Shqipëri.
Here pas here, Ajola Xoxa ndan në llogarinë e saj të Instagramit copëza kujtimesh të vjetra nga gjyshërit e saj të hijshëm, që dukshëm bien në sy për elegancën dhe stilin e veçantë gjatë atyre viteve.
Gjyshi ka patur pasion fotografinë, duke na lënë një pasuri ta pamatshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri në fund të jetës së tij. Që e vogël nisa ta lexoja dhe është ndër historitë e para të dashurisë që kam lexuar përmes fjalëve të vetë gjyshit, nga djalë në burrë. Eshtë edhe më e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qenë si ato që ëndërrojmë të gjithë: e vërtetë, e pafund, e pamposhtme, pa hije.