Dikush është përpjekur t’i prishë ditën Sarah Berishës. “A e di që të tradhton PM,”-i ka komentuar një nga ndjekësit e saj në Instagram. Këtë koment “keqdashës” Sarah e ka ndarë në Instastory me të gjithë duke i dhënë edhe një përgjigje. “Sa të mirë i kam disa ndjekës. Ma zbukurojnë ditën,”-ka shkruar me nota ironie Sarah.
Ndërkohë kujtojmë që dje ishte Shën Valentini dhe Dj PM e surprizoi Sarah-n duke i dërguar një buqetë të madhe me trëndafila rozë.
Më herët dyshja janë përfolur edhe se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por të gjitha dyshimet i ka shuar vetë Sarah Berisha. E kontaktuar nga “Anabel.al”, blogerja konfirmoi, për të disatën herë, që nuk është në pritje të ëmbël.
PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, më herët ka folur si rrallëherë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.