Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi. Mediat italiane raportojnë se ai ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për pneumoninë dhe leuceminë.
Lideri i partisë ‘Forca Italia’ kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë.
Berlusconi ka qenë 3 herë kryeministër dhe ka drejtuar Italinë për 9 vite në periudha të ndryshme (1994 -1995, 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011).