Familjarët e Arbër Feratit, i cili ndërroi jetë 2 ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike janë përplasur me mjekët e qendrës Shëndetësore të Orikumit.
Sipas mjekëve, 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Familjarët pretendojnë se 35-vjeçari ka pasur shenja jete kur u transportua me ambulancë në spital.
Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, Me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit, ambulancës i është bllokuar dera dhe mjekët bashkë me të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë .
Kjo ka sjellë tension mes të afërmve të 35-vjeçarit dhe mjekëve.