Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se marrëdhëniet e Elon Musk me vendet e huaja duhen hetuar. Biden u pyet nëse Musk përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe nëse Arabia Saudite që e ndihmon atë për të blerë Twitter duhet të hetohet. Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal, fitoi një aksion prej 1.89 miliardë dollarësh në Twitter nga blerja e Musk. Këtë muaj aksionet e mbretërisë te Twitter tërhoqën vëmendjen e një senatori demokrat, i cili bëri thirrje për një hetim mbi marrëveshjen.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, një gazetar e pyeti Biden: A mendoni se Elon Musk është një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe nëse SHBA, me mjetet që keni, do të hetojë blerjen e tij të përbashkët të Twitter me qeveritë e huaja?
“Bashkëpunimi dhe/ose marrëdhëniet teknike të Elon Musk me vendet e tjera ia vlen që të hetohen. Pavarësisht nëse ai po bën ndonjë gjë të papërshtatshme nuk po e sugjeroj këtë. Unë po sugjeroj se ia vlen të shikohet. Kjo është gjithçka që do të them,” tha Biden.
Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter muajin e kaluar duke i dhënë fund një beteje të zgjatur ligjore. Marrëveshja u financua nga Musk dhe një grup investitorësh të tjerë.