Me urdhër të kryepolicit, Muhamet Rrumbullaku, janë firmosur ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetet. Fokusi është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.
Mësohet se nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Ardian Çipa emërohet në Gjirokastër dhe vendin e tij e zë si i komanduar Ilir Proda, më herët nëndrejtor për Policinë Kriminale në këtë drejtori.
Bledar Çeliku që së fundmi ka mbajtur postin e drejtorit të Gjirokastrës, transferohet në Drejtori të Përgjithshme të Policisë së Shtetit pranë Drejtorisë së Standardeve Profesionale.
Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu, ndërsa zë vendin e Dhimitraq Ziut.