Mozzik dhe Loredana Zefi janë ndarë prej disa vitesh, por përfundimisht i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2021. Çifti, të cilët kanë bashkë një vajzë, kanë qenë shpesh temë diskutimi në mediat rozë. Pavarësisht ndarjes, nuk kanë munguar me dedikime e ‘kunja’ ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi ka qenë reperi nga Ferizaj ai i cili mendohet të ketë hedhur një ‘thumb’ për ish-partneren e tij. Në një nga koncertet e fundit tha se e ka bërë një herë ‘Madam’, po pastaj për një kohë të shkurtër ‘Lakmitare’, por që nuk ka përmendur ndonjë emër.
“E bëra madam po pastaj pas një kohe të shkurtër. Ja bëra edhe një këngë tjetër, një këngë dëgjoje”, u shpreh ai.