Reperi Mozzik ka rënë pre e një super grabitje. Shtëpia e tij në Kosovë është vjedhur nga disa persona dhe lajmin e ka bërë me dije vetë artisti në një postim në Instagram.
Ai thotë se hajdutët kanë vjedhur kasafortën me 100 mijë euro cash, orë, unaza, zinxhira ari dhe varëse (që i kalojnë 100 mijë eurot sërish sipas reperit). Gjithashtu kanë marrë edhe 15-16 armë me leje siç ka saktësuar Mozzik.
Bie në sy fakti se për çfarë i është dashur Mozzik, një sasi e tillë armësh, apo mos ndoshta i përdor në xhirime për videoklipe.
Ai nuk lë pa falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë, duke theksuar edhe faktin se është tatimpagues i rregullt.