Amanda Pushani u gjet e vdekur në banesën e saj tek rruga e Kavajës në Tiranë e qëlluar disa herë me thikë. Autore e krimit është motra e 37-vjeçares, Marsela Pushani.
Policia njofton se njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë të Pushanit e ka marrë dje rreth orës 11:40, ndërsa familjarët e kanë raportuar fillimisht si vdekje natyrale.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja 37 vjeçarja, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Policia arrestoi Marsela Pushanin, 40 vjeç, motër e viktimës për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë 37-vjeçaren., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.