Prej disa kohësh përflitet për një lidhje dashurie mes modeles Gigi Hadid dhe aktorit Leonardo Di Caprio. Thashethemet për lidhjen e tyre filluan pasi Di Caprio i dha fund lidhjes disa vjecare që kishte me Camila Morrone. Burime pranë aktorit, bënë me dije se ai është shumë i dashuruar me Gigi-n dhe kishte shprehur dëshirën të kishte një fëmijë me të.
Praktikisht, Gigi është në lidhje me mashkullin më seksi në planet por duket se vetëm kjo gjë nuk mjafton, të paktën për të motrën e saj.
Sipas “Mirror”, motrës së Gigi-t, Bella Hadid nuk i ka pëlqyer aspak ky koment i aktorit dhe është shprehur se motra e saj është shumë e mirë për të qenë e dashura e Di Caprios. Sipas Bella-s, motra e saj do të përfundojë e turpëruar dhe e lënduar nga e gjithë kjo histori.