Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtrëngatash. Sipas Meteoalb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pasmesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, duke sjellë momente me pika shiu. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke rikthyer kthjellimet në Kosovë.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës, por pas mesdite dhe pasditja do të kënë herë pas here vranësira dhe shira të dobët në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Kjo situatë meteorologjike do të shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Rajoni dhe Europa
Gadishullli Iberik do të përfshihet nga vranësira dhe shira në formë shtrëngatash, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu, pjesërisht qendra e kontinentit dhe Ballkani do të vijojnë me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër. Ndërkohë, ishujt britanik, Europa Lindore si edhe Juglindja e kontinentit mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.