Moti keq që ka përfshirë qytetin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë. Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas kapitanerisë së portit detar të Durrësit, shkak për vonesat në nisje është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë. Ndërsa tragetet që mbërrijnë nga Bari janë ankoruar në orar në port. Probleme gjithashtu janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit janë drejt përmirësimit.