Të gjitha fluturimet janë pezulluar në aeroportin Stansted në Britani pasi u detyrua të mbyllte pistën e tij për shkak të motit të keq. Edhe aeroportet e Heathrow dhe Gatwick gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi dëbora, akulli dhe mjegulla përfshinë Mbretërinë e Bashkuar.
Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë. Më shumë se 50 fluturime u anuluan në Heathrow të dielën, pasi mjegulla kufizoi kontrollin e trafikut ajror.
Sunday 11/ Monday 12 December: Snow and freeezing weather may cause disruption at the airport. Passengers are advised to check flight status with their airline – and also local travel conditions – before departing for the airport.
— Gatwick Airport LGW (@Gatwick_Airport) December 11, 2022
Moti i keq pritet të vijojë edhe gjatë ditës së hënës ndërsa autoritetet po informojnë pasagjerët për vonesat dhe kushtet e motit dhe kohen më të afërt se kur do të mund të fluturojnë.