E gjithë Britania e Madhe ndodhet nën alarmin e kuq nga përmbytjet. Tre persona kanë humbur jetën ndërsa qindra shtëpi janë në ujë. Situata mbetet kritike në Skocinë lindore ku lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Në Skoci, rrugët dhe urat u shembën dhe dhjetëra familje duhej të shpëtoheshin në Angus, ku nivelet e lumenjve kanë arritur në 4.4 metra më lart se normalja. Pothuajse 13.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të mos udhëtojnë.
Ndërkaq edhe disa pjesë të Gjermanisë veriore pranë kufirit danez janë nën paralajmërim për mot të keq. Stuhia pritet të arrijë kulmin e saj gjatë mbrëmjes të së shtunës që do të shkaktojë mot me stuhi që do të përfshijë gjithashtu edhe Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë.