Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas moti do të jetë përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.
Kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat parashikohen -4 deri në 5°C në zonat malore, 0 deri në 12°C në zonat e ulëta dhe 3 deri në 12°C në zona bregdetare.